Nëntë të plagosur në dy aksidente në Pogradec dhe në Lezhë, dy në gjendje të rëndë

12 Janar 2020, 18:01 | Përditesimi i fundit: 2020-01-12 18:10:37

Nëntë persona janë plagosur nga dy aksidente që janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Pogradec dhe në Lezhë. Në aksin Lezhë-Milot pranë urës mbi lumin Drin rreth orës 17:15 u përplasën dy makina.

Nga aksidenti mbetën të plagosur gjashtë persona, nga të cilët dy janë më rëndë. të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë. Si pasojë e aksidentit u bllokua superstrada në të dy anët për më shumë se 30 minuta.

Ndërkohë që në Pogradec në afërsi të tunelit panoramik, nga përplasja e fortë e dy makina mbetën të plagosur dy drejtuesit dhe një pasagjer. Të plagosurit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.