'Nëse bëjmë zgjedhje të dielën fiton PS', Basha-Ramës: Ke mbaruar, të ka kapur paniku! Opozita do fitojë

21 Tetor 2020, 14:05

Kryedemokrati Lulzim Basha komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin të dielën, ato i fitonte PS, duke thënë se sipas tij Ramën e ka kapur paniku. Opozita sipas Bashës do të ketë fitore të thellë në zgjedhje.

Ne kemi 2 vjet që kërkojmë zgjedhje të parakohshme, dogjëm mandatet për to, pse nuk i bëri ai? Pse ky njeri që kontrollon buxhetin, paratë e pista donte të merrte edhe komisionerët e opoziës?

Pse hodhi në erë paktin e shkruar në Rezidencën e Ambasadës Amerikane të përshëndetur nga ndërkombëtarët duke i mbyllur derën e nisjes së negociatave nëse i dilnin sondazhet në rregull? Këto janë deklaratat e një njeriu në panik dhe të kapur në flagrancë. Edi Rama ka mbaruar, sa më shpejt që më mirë! Opozita do i fitojë thellë zgjedhjet dhe shqiptarëve do ju kthejë shpresën për të nesërmen", tha Basha.

Shqetësimi kryesor i imi është ai i qytetarëve. Nuk kursej asgjë që do ta ndihmonte situatën nëse zgjedhjet do ishin mbajtur në 2019 rruga e së keqes do ishte shkurtuar, sa më shpejt të shkurtohet aq më mirë. Unë detyrën kam për ta bërë për interesat e shqiptarëve të thjeshtë. Kjo nuk është kacafytje politike, por luftë për ta larguar Shqipërinë nga e keqja”, tha Basha.