'Nëse opozita s'prezanton kandidatët këtë muaj, rrezikon zgjedhjet', Lefter Maliqi: Më kanë telefonuar Topalli e Duka! Koalicion me PS? Kurrë mos thuaj kurrë!

17 Dhjetor 2020, 19:06

Deputeti Lefter Maliqi në një intervistë për Report TV ka deklaruar janari do ta gjejë me një forcë politike. Se me kë do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare këtë Maliqi tha se do ta vendosë kur të formohen koalicionet. Por ndërsa tha se momentalisht anon nga opozita, ai nuk përjashtoi mundësinë për t'iu bashkuar PS, gjë e cila do të varet dhe nga mëyra si do të veprojë opozita.