Nesër “e hëna blu”, dita më e trishtuar e vitit

20 Janar 2019, 17:38

E quajtur “E hëna blu”, ajo mendohet se është një nga ditët kur njerëzit janë më të trishtuar dhe më pesimistë se çdo ditë tjetër të vitit. Sipas formulës, “e hëna blu” bie në të hënën e tretë pas Vitit të Ri. Këtë vit, “e hëna blu” është ajo e 21 janarit. Dita më depresive e vitit është rezultat i një formule aktuale të menduar mirë nga një psikolog. Origjina e këtij përkufizimi u bë gati një dekadë më parë nga psikologu britanik, Cliff Arnall që shpjegoi përsenë e “ditës më të trishtuar të vitit”.

Sipas studimeve ajo ndodh në bazë të një formule që vjen pas dhjetorit të festave dhe ngjyrave, atmosferës së ngrohtë të dashurisë familjare e ndërsa ndikohet nga kushtet e motit, borxhet, kalimin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, si dhe nivelet përgjithësisht të ulëta të motivimit. Ngjyrat e Krishtlindjes dhe ekzaltimi i hyrjes në një Vit të Ri janë zëvendësuar tashmë nga mëngjeset e hershme, moti gri dhe sfidat e reja, diçka që bën që shumëkush të stërmundohet për të mbetur produktiv dhe pozitiv. Ditët bëhen më të shkurtra e më të errëta, ndërsa zgjimi më i hershëm.