Nesër fillojnë riatdhesimet/ Balluku te 'Pa Protokoll' sqaron problemin me dhomat teke: 10 mijë shqiptarë duan të kthehen

17 Prill 2020, 21:37

TIRANE-Nesër rinisin fluturimet nga Italia dhe Turqia për riatdhesimet e shqiptarëve që kanë mbetur jashtë kufijve. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u shpreh në një intervistë në emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv se numri i shqiptarëve që kërkojnë që të riatdhesohen deri tani ka arritur në 10 mijë. "As nuk e imagjinon ngarkesën, pasi janë mbi 10 mijë shqiptarë që duan të kthehen" tha ajo.