‘Nesër fillon vaksinimi masiv’, Rama takim me banorët në Shijak, vajza e vogle ndalon ta përshëndesë: Ti je me i mirë se Luli

27 Mars 2021, 12:52

Nesër do të fillojë vaksinimi masiv për të gjithë të të moshuarit mbi 70 vjeç. I shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryeministri Edi Rama tha nga Shijaku se nëse do të fillojë vaksinimi intensiv.

‘Vaksinimi masiv do të na e lehtësojë shumë sezonin turistik dhe do të na sjellë fitoren përfundimtare mbi Armikun e Padukshëm. Nesër do të fillojmë intensivisht për prindërit, për të gjithë. Nga nesër fillon vaksinimi masiv dhe të gjitha dozat e vaksinës janë shpërndarë.’- tha Rama.

Po ashtu kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Shijakut Elton Arbana, u njoh nga afër me investimet e kryera në zonë dhe me punimet e zhvilluar në kuadër të procesit të rindërtimit.

Arbana: Janë rikonstruktuar pallatet në qendër! Xhamia është dëmtuar për shkak të tërmetit dhe do t’ja lëmë në dorë Komitetit Mysliman që të ndërtojë një xhami më të madhe më të bukur më të re. Shumë shpejt do të nisë edhe ndërtimi i pallatit të Kulturës.

Ndërkohë një vajzë e vogël u ndal të takojë kryeministrin duke i thënë se: Ti je më i mirë se Luli, faleminderit për shkollën e re!