Nesër nis fushata, PD dhe PS bëjnë përgatitet e fundit te sheshet kryesore

24 Mars 2021, 23:22

TIRANË- 1 muaj para zgjedhjeve, nesër më 25 mars nis zyrtarisht fushata zgjedhore. Kryeministri Edi Rama do çelë fushatën duke organizuar një takim në sheshin "Skëndërbej", në orën 18.00 me masa anti-COVID, ku do të jenë të pranishëm të 153 kandidatët për deputetë në të gjitha qarqet. 

Edhe PD do qëndrojë në Tiranë në çeljen e fushatës që do të nisë nga sheshi “Nënë Tereza” në orën 17:30, pra vetëm me 30 minuta diferencë. Në ndryshim nga zgjedhjet e kaluara, kjo fushatë nuk do të ketë grumbullim të simpatizantëve të asnjë prej forcave politike, për shkak të pandemisë që ka "pushtuar" vendin prej më se 1 viti.Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale, dy forcat politike më të mëdha në vend, PS dhe PD kanë nisur përgatitjet. Në dy sheshet kryesore, te "Nënë Tereza" dhe sheshi "Skënderbe" po bëhen punimet e fundit të podiumit, fonisë. Megjithatë, në ndryshim nga vitet e kaluara të pranishëm do të jenë vetëm kandidatët për deputet dhe jo simpatizantë të partive politike. Kjo për shkak të pandemisë së COVID-19.