Nesër në orën 06:00 nis shtetrrethimi në Tiranë, Durrës dhe 6 bashki të tjera të vendit për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa masat do të jenë në fuqi deri të dielën në mesnatë. Por kush lejohet të qarkullojë dhe kush jo? Kryeministri Edi Rama e ka sqaruar edhe njëherë për qytetarët në një komunikim në Facebook. "Jemi për të shpjeguar masat që do të vihen në zbatim duke filluar nga nesër në orën 06:00 në Tiranë dhe në Durrës dhe në bashkitë e paralajmëruara, si zona të ndaluara për qarkullimin, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Lushnje dhe Vlorë. Nga nesër deri të dielën në mesnatë nuk do të lejohet të qarkullojnë transporti publik, private dhe brenda për brenda për qarqet që përmenda më parë. Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për ambulancat, dhe automjetet që kryejnë shërbime shtetërore, personale shëndetësor, strukturat mbështetëse farmacitë, furnizimi me ushqime, kateing, postare, zjarrfikës, funeral, pastaj edhe të gjithë personelin që është i lidhur me energjinë apo ujin, plus personelin i policive private të ruajtjes së objekteve dhe personeli i shërbimeve të internetit, autoportuale dhe linjave ajrore.
Nesër nis shtetrrethimi, Rama: Kategoritë që u lejohet të lëviznin, të tjerët në shtëpi!
No videos found.