Nesër nis viti i ri mësimor, por sa kushton dita e parë e shkollës?

15 Shtator 2019, 16:16

Teksa na ndan vetëm një ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor 2019-2020, prindërit janë dyndur nëpër dyert e dyqaneve për finalizuar edhe përgatitjet për fëmijët e tyre, përgatitje të cilat nisin të paktën 10 ditë më përpara. Mirëpo sa kushton dita e parë e shkollës?

Përgjigjen e japin vetë prindërit, të cilët teksa kujtojnë me nostalgji ditën e tyre të parë në shkollë, shprehen se kërkesat e fëmijëve sa vijnë dhe shtohen duke u bërë të papërballueshme për familjet shqiptare.