Nesër Novruzi/ Baba Mondi apel shqiptarëve përmes Report Tv: Festoni në shtëpi dhe dëgjoni qeverinë, është vullneti i Zotit në tokë

21 Mars 2020, 17:42

TIRANE-Sulltan Novruzi është një ditë e rëndësishme për besimtarët bektashinj. Ndonëse kjo festë i ka bashkuar më shumë, këtë vit ata do duhet ta festojnë secili në banesat dhe familjet e tyre, për shkak të masave të marra në kuadër të përhapjes së koronavirus. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Mondi, në një intervistë për Report tv, u bëri thirrje besimtarëve bektashinj të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të festojnë pranë familjes duke respektuar higjienën.

Besimtarëve u jam drejtuar me mesazhe që festën e Sulltan Novruzit ta kalojnë në shtëpitë e tyre duke respektuar të gjitha ligjet, sepse qeveria është vullneti i zotit në tokë. Të zbatohen të gjitha rregullat e higjienës dhe të jemi të kujdesshëm në veprimet që bëjmë. Nesër në 11 do të jap një lutje të përgjithshme si zakonisht, por pa njerëz, duke dëgjuar në media në shtëpitë e tyre”, tha Baba Mondi.