Në prag të protestës së nesërme, Basha kishte një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama. "Halli hallit nuk i ngjan, po i bashkon fakti që jetojnë në një vend anormal me politikë dhe qeveritarë anormalë. Pse ndodh kjo, pse ndihen kaq të shkëputur nga qeveria, të gjitha krizat i bashkon humbja totale që e bën një shoqëri bashkë. Kjo ka humbur se prej 6 vitesh vendi sundohet dhe fatin nuk e ke në dorën tënde dhe ligjit. Po ky sens i drejtë, kjo ndjenjë e mungesës së normalitetit mora forma dramatike mbrëmjen e kaluar. Junta kriminale për protestuesit, por për të gjithë qytetarët e Tiranës, që dje bashkë me fëmijët e tyre kanë marrë doza të larta të gazit helmues lotsjellës, që u përdorën bashkë me dhunën e pafre kundër protestuesve. Me mirëkuptim që tregoi për rrahjen barbare të numrit tre të PD-së tregoi kush ishte urdhëruesi. Në prag të protestës nesër dua ti bëj një paralajmërim (Ramës), mos i kalo caqet, mos bëj të fortin pas autoblindave dhe gazit, harroje që do të mbash pushtet me dhunë, në rastin më të mirë do të lutesh që të kesh fatin e Nikolla Gruevskit (Ish-kryeministri maqedonas qe kerkoi azil ne Hungari). Për të ardhur te demokracia janë prerë koka mbretërish" deklaroi Basha.
Nesër protesta e radhës/ Basha paralajmëron Ramën: Mos i kalo caqet (I kujton Gruevskin)
No videos found.