Nesër shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe në Lezhë, Rama: Na këputi në shpirt e në trup

29 Nëntor 2019, 19:57

Pas Tiranës, Durrësit dhe Laçit nesër qeveria do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Lezhë si pasojë e dëmeve nga tërmeti në këtë qytet dhe rrethinat. "Nesër edhe Lezhën do ta përfshijmë në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore" tha Rama.

"Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet! Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup! Prandaj gishtin kokës të gjithë së bashku dhe o i’a dalim bashkë o hajër nuk bëjmë më kurrë!" tha ai.

    No videos found.