Neutralizohet zjarri në Liqenin e Sharrës, largohet rreziku nga banesat

12 Gusht 2020, 17:16 | Përditesimi i fundit: 2020-08-12 17:17:46

Flakët që kishin mbuluar pyllin në Liqenin e Sharrës në Tiranë, duket se janë neutralizuar.

Zjarrfikësit kanë arritur që të shuajnë një pjesë të mirë të zjarrit, duke e larguar rrezikun nga banesat përreth. 

Momentalisht zjarrfikësit po punojnë për të shuar edhe pjesën e mbetur të flakëve, të cilat kanë shkrumbuar pemët dhe shkurret. Për neutralizimin e vatrës së zjarrit janë angazhuar 6 zjarrfikëse nga të gjitha stacionet.