Nevojë për ushqim, nis ngritja e mensës në Thumanë

28 Nëntor 2019, 11:48

Thumana është qyteti më i prekur nga tërmeti i fuqishëm që ra dy ditë më parë. Në këtë zonë u shembën tre pallate duke zënë poshtë disa familje. Shumë familje të tjera që arritën të dalin gjallë, janë strehuar nëpër çadra. Ndërkohë pranë çadrave po ngrihet edhe një mensë e madhe në mënyrë që të gatuhet ushqim për të gjithë familjet në nevojë.