New York, një samit i jashtëzakonshëm për klimën, me rezultate thuajse banalë

24 Shtator 2019, 11:08

Të mbledhur në Nju Jork në Samitin e Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për temën e klimës, përfaqësuesit e qeverive botërore kanë rënë dakord të azhornojnë planet e tyre ambicioz dhe objektivat në fusha të ndryshme, që nënkupton një përpjekje të përbashkët për të kufizuar ngrohjen globale me dy gradë. 

Dje, gjashtëdhjetë e gjashtë vende kanë shprehur gadishmërinë e tyre për të patur një ekonomi me emetime zero të dioksidit të karbonit, deri në vitin 2050. 

"Gjashtëdhjetë e gjashtë qeveri, 10 rajone, 102 qytete, 93 kompani dhe 12 investitorë janë angazhuar të arrijnë zero emetime neto të CO2 deri në vitin 2050", tha në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i 0KB, Antonio Guterres. 
"Urgjenca e klimës është një garë që po humbasim, por ne mund ta fitojmë atë," vazhdoi Guterres.

Në New York, 68 vende u zotuan të rishikojnë zyrtarisht planet e tyre klimatike deri në vitin 2020, kohë kur 195 nënshkruesit e Marrëveshjes së Parisit duhet të paraqesin angazhime të reja. Për më tepër, 30 vende tani janë duke u bashkuar me një aleancë që premton të ndalojë ndërtimin e termocentraleve të qymyrit deri në vitin 2020.

Të shqetësuar për krizën, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron i janë drejtuar publikut në Samitin e Klimës së Kombeve të Bashkuara.

    No videos found.