New York Times: Trump akuzon të tjerët për bashkëpunim me Kinën, por ai vetë ka synuar hapjen e rrjetit të hoteleve atje

21 Tetor 2020, 14:23

Edhe pse prej muajsh presidenti amerikan Donald Trump, ka akuzuar Kinën, në një artikull të The New York Times, raportohet se Trump posedon një llogari bankare kineze dhe për vite të tëra presidenti amerikan ka ndjekur biznese në vend.

Llogaria kontrollohet nga Trump International Hotels Management, siç është rregjistruar edhe në pagesat e taksave në vitin 2013-2015.

Ajo u krijua për të eksploruar potencialin për të arritur marrëveshje hoteliere në Azi, por e çuditshme në këtë mes është fakti se Trump ka qenë kritik ndaj firmave amerikane që bëjnë biznes në Kinë dhe shkaktoi një luftë tregtare midis dy vendeve.

Në veçanti Trump ka qenë kritik ndaj rivalit të kandidatit presidencial Joe Biden dhe politikave të tij ndaj Kinës në garën për kreun e Shtëpisë së Barrdhë.

Administrata e tij  ka sulmuar djalin e Biden,  Hunter dhe ka bërë pretendime të pabazuara në lidhje me marrëdhëniet e tij me Kinën. I menjëhershëm ka qënë reagimi i i avokatëve të Trump, 

Alan Garten, e përshkroi historinë e NY Times si "spekulim të pastër" dhe tha se bëri "supozime të pasakta".

"Asnjë marrëveshje, transaksion ose veprimtari tjetër biznesi nuk është materializuar kurrë dhe, që nga viti 2015, zyra ka mbetur joaktive," tha Z. Garten.

NY Times zbuloi llogarinë pasi mori të dhënat e taksave të  presidentit, të cilat përfshinin detaje financiare dhe personale të kompanisë. NY Times  zbuloi gjithashtu se Trump mban llogari bankare bankare në Kinë, Britani dhe Irlandë.