New York-u feston mbërritjen e Vitit të Ri 2020 në 'Times Square'

1 Janar 2020, 11:21

Në SHBA, qyteti i Nju Jorkut e priti vitin e ri duke numëruar mbrapsht, në 'Times Square', me topin gjigant që binte ngadalë.

Këtë vit, tema e ceremonisë i ishte dedikuar ndryshimeve të klimës dhe nderimit të shkencëtarëve që luftojnë kundër ngrohjes globale.

Duke marrë kohën në zonën tonë si referencë, banorët e ishujve Samoa dhe Kiribati ishin të parët që festuan ardhjen e vitit 2020.

Ndërsa ne ishim ende të zhytur në përgatitjen e darkës së Vitit të Ri, në mesditë me orën tonë, për banorët e Paqësorit ishte koha për të ngritur një dolli për ardhjen e vitit të ri.