Nga 1 shtatori, transmetimet televizive në digital! AMA: Nuk do të ketë më shtyrje

1 Prill 2019, 14:16

Nga 1 shtatori i këtij viti, merr fund epoka e transmetimeve televizive në analog, të cilat do të kalojnë në transmetimin numerik. Dhe pse shpesh është shtyrë afati për këtë ndryshim për kreun e AMA Gentian Sala koha ka qenë e mjaftueshme që qytetarët të pajisen me dekoderat përkatëse.

Në komisionin për edukimin dhe mjetet e informimit publik, ku është prezantuar raporti për vitin 2018 është njoftuar se tashmë në vend nuk ka më operatorë televizivë të palicencuar. Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve është kërkuar më shumë vëmendje në monitorimin e mediave për të ndaluar shfaqjet dhe programet që cënojnë edukimin e tyre.