Nga 2023, prodhimi dhe transaksionet me kriptovaluta në Shqipëri do të tatohet me 15%! Eksperti: Akt i nxituar, nxit informalitetin në sektor

2 Korrik 2022, 19:32

Prej vitit të ardhshëm Shqipëria do të taksojë bizneset që do të licencohen për prodhimin e kriptomonedhave. Në projektligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat thuhet se prodhimi i kriptovalutave, dhe transaksionet që do bëhen me mjete virtuale do tatohen me 15%. Ekspertët e vlerësojnë të nxituar nismën, pasi mund të nxisë informalitetin.