Nga 65.8% që ishte në fund të 2019, borxhi ka arritur në 80.02%! Rritet ‘barra’ për qytetarët

16 Gusht 2020, 20:43

TIRANË- Kanë mjaftuar 4 muaj pandemi që borxhi publik në vend të arrij nivelin më të lartë historik. Ministria e Financave raporton se 6-mujori i parë i vitit, është mbyllur me një borxh që e kalon 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Stoku i borxhit më 30 qershor të këtij viti arriti në 1.26 trilionë lekë, ose 10.2 miliardë euro, nga 1.16 trilionë që ishte në fund të vitit 2019. Ndërsa në përqindje nga dhjetori i vitit të shkuar e deri fund të qershorit borxhi është rritur me 14.18%, ose1 miliardë euro , duke kapërcyer të gjitha pritshmëritë e qeverisë.