Nga Arabia dhe Malajzia: Berisha blen mbështetës të rremë për të treguar se ka mbështetje në mediat sociale

23 Prill 2021, 13:26 | Përditesimi i fundit: 2021-04-23 13:27:49

Partia Demokratike vazhdon të blejë në Facebook audiencë të huaj, kryesisht nga vendet arabe. Kjo bëhet për të krijuar idenë se PD dhe eksponentët e saj kanë mbështetje nga shqiptarët. Mjafton t’i hedhësh një sy Berishës dhe postimit të tij, për të parë se si në fakt audienca nuk është shqiptare.

Së fundmi gara për shikimet online, teksa shfaqen liderët kryesor të partive politike është bërë shumë e dukshme. Kryeministri Edi Rama ka qenë gjithmonë në avantazh në mediat sociale si lideri më i ndjekur, tek kreu i PD-së vihet re një audiencë shumë herë me vogël.