Nga arinjtë, te sorkadhet e deri te derrat e egër, një natë në Parkun e Përmetit

26 Prill 2020, 13:56

Prej pesë vitesh në vendin tonë është në fuqi moratoriumi për kafshët që nuk lejon gjuetarët të ushtrojnë hobin ose punë e tyre pavarësisht se nuk dihet se sa është zbatur, por gjithsesi kjo i ka dhënë efektet e saj.

Shembull për këtë është Parku Kombëtar i Hotovës në Përmet, aty ku kamerat së fundmi kanë kapur një shumëllojshmëri kafshësh. Nga arinjtë, sorkadhet, derrat e egër, dhelprat e kafshë të tjera janë kapur nga kemerat kurth.Përgjegjësi Vilson Lumani, thotë se Parku i Bredhit të Hotovës ka një pasuri të jashtëzakonshme dhe që është ruajtur me fanatizëm nga autoritetet.