Tirana ka numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID-19 në vendin tonë me mbi 12 mijë të tilla ndërsa vatrat më të nxehta të virusit vijojnë të mbeten ish-blloku, Astiri, Fresku, Kodra e Diellit dhe Kamza. Nga data 1-15 dhjetor janë shënuar mbi 11 mijë raste të reja me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 218 qytetarë.