Nga By Pass-i i Fierit te Unaza e Çorovodës/ Rama publikon videon: Ndërtime e rindërtime të tjera të rrugëve të lëna rrugëve

7 Shtator 2020, 08:55

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm ta nis me rrugët e përfunduara gjatë qeverisjes së tij, si edhe një mjet për të sulmuar qeverinë e mëparshme.

"Me rrugët e lëna rrugë", i quan kreu i qeverisë, i cili zgjedh të theksojë se punët e lëna nga qeveria Berisha janë përfunduar gjatë drejtimit të tij.

Ai ka publikuar një video ku ka përzgjedhur disa nga punimet kryesore, ku nis me By Pass-in e Fierit, Unazën e Pogradec, Përmet-Skrapar e deri te Unaza e Çorovodës.

"Mirëmëngjes dhe me këto ndërtime e rindërtime të tjera të rrugëve të lëna rrugëve në Jugun e Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama.