Nga çmimet e stolisura te dollitë me shampanjë, kush e meriton letërsinë?

23 Janar 2020, 14:21 | Përditesimi: 23 Janar 2020, 14:21

Sofra e librit shqip është shtruar, e shkrimtarët presin me ankth që "maratona" e 650 veprave shqiptare të nxjerrë më të mirët e krijimtarisë letrare për 2018-ën. Mbrëmja e Çmimeve Kombëtare Letrare, këtë fund janari, nuk është e ngjashme me të tjerat, nuk e bën më të pasur letërsia, por një dekor e shërbim luksi, që më shumë se sa i shton, duket se i lë diçka mangët letërsisë sonë, që pëshpërit "Ndihmë!"

Emrat, në kategori të caktuara, lënë pak vend dilemës për fituesin, edhe pse në të tjera gara bëhet e fortë.

Fituesi i romanit më të mirë për vitin 2018, Enkel Demi (Tom Kuka), me veprën “Gurët e vetmisë” përballë kandidatëve Viron Graçi me “Pëllumbat i vrasin natën” dhe Andreas Dushi me “Marrja e gjakut”, tregoi gjatë mbrëmjes përsiatjet e tij shpirtërore, të reflektuara në krijimtarinë letrare.

“Më thonë: “Pse shkruan ti?”... Unë shkruaja, sepse babës që më mësoi të lexoja libra, dëshiroja t’i rrija përballë nga ana tjetër, nga soji i shkrimtarit. Ai lexoi gjithë copat e letrave që i dhashë, përherë buzëqeshi, por pastaj vdiq. Nuk më tha kurrë një fjalë zhgënjyese, prandaj unë vazhdova të shkruaja për një lexues të vdekur. Kjo ndoshta ma ka bërë udhën e shkrimit në vetmi shumë të gjatë, por dikur më lodhi. Rrëfimet e mia kishin nevojë për të gjallë”, shprehet ndër të tjera Enkel Demi.

Ismail Kadare si kandidat për  “Eseistiken” me veprën "Kur sunduesit grinden" ka brenda dhe fituesin për këtë kategori.

b.ha./Shqiptarja.com