Nga COVID-i, te konflikti në Ukrainë dhe terrorizmi, Rama flet si president i OSBE-së dhe zbulon problemet: Në organizatë, jo gjithçka shkon mirë

23 Qershor 2020, 15:16 | Përditesimi i fundit: 2020-06-23 18:00:24

TIRANE-Kryetari i radhës i OSBE-së kryeministri shqiptar Edi Rama në mbledhjen online të Konferencës Vjetore të Sigurisë 2020 u shpreh se organizata ka nevojë për ide të reja, dialog dhe kompromis. Ai tha se në OSBE nuk shkon gjithçka mirë. Kryeministri u shpreh se sheh një mungesë vullneti për të pranuar përgjegjësitë, dështim të bashkëpunimit për mungesë besimi, por edhe cështje të tjera. Në fjalën e tij, kryeministri shqiptar e vendosi theksin në 4 pika, situata në raport me COVID-in, konflikti në Ukrainë dhe zona të tjerë, terrorizmi dhe kontrolli i armëve.

    No videos found.