Nga Cutillo te Olen Çezari, personalitete të njohura publike mblidhen për të shijuar gatimet tradicionale

19 Nëntor 2019, 21:26

TIRANË- Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të Javës së Kuzhinës Italiane në vendin tonë. Me iniciative të ambasadës së Italisë në Shqipëri u prezantuan dhe promovuan ditën e djeshme disa nga gatimet dhe verërat e veçanta të vendit fqinj, pjesë e traditës dhe kulinarisë italiane.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadori Italian Alberto Cutillo, violinisti i njohur shqiptar Olen Cezari dhe mjaft personalitete dhe figura të njohura publike.

Mbrëmja u zhvillua në ambientet e rezidencës së ambasadorit Cutillo, ku të pranishmit patën mundësinë që të shijojnë disa nga pjatat dhe verërat tradicionale italiane.

Java e Kuzhinës italiane ka synim të promovojë traditën kulinare dhe enogastronomike italiane dhe tiparet dalluese të markës italine.

Në vendin tonë, ky është edicioni i katërt që një aktivitet I tillë, I shtrirë në shumë shtete të votës, mbahet edhe në vendin tonë.