Nga 'Dëgjo këngën time' të Parashqevi Simakut te 'A e din', artistët: Çdo gjë bëhet më e bukur kur vendos zemrën të parën!

5 Prill 2020, 14:43

Çdo gjë bëhet më e bukur kur vendos zemrën të parën! Ky është mesazhi i njerëzve të njohur, të cilët nëpërmjet mënyrave të ndryshme kanë zgjedhur të thonë me zë të lartë, se lufta ndaj koronavirus kërkoj kujdes personal, por edhe hapjen e zemrës për ata persona që nuk munden ta përballojnë të vetëm këtë luftë. 
Nëpërmjet zërit të tyre dhe këngëve të ikonave të muzikës shqiptare, artistët  kanë pëcjellë mesazhe solidariteti dhe sensibilizuese, ndërkohë që personazhe të njohura kanë përfaquar nismën 'Adopto një gjyshe'.