‘Nga dëshira për të jetuar’, rrëfehet Sokol Zekaj: Poezia për mua, është vet qenia ime!

22 Prill, 17:35

Nga dëshira për të jetuar” është përmbledhja më e fundit poetike e Sokol Zekajt. Poeti na rrëfen vargjet përmes së cilave përshkruan emocionin e vet jetës, pa pasur dëshirë që të japë mesazhe për lexuesit sociale apo politike, duke “bërtitur”.

“Ky vëllim poetik, “Nga dëshira për të jetuar” vjen pa zhurmë. Pasi kështu ka ardh poezia ime që nga fillimi. Ka qenë një poezi e emocionit të jetës, që ka pas si synim të bëjë art edhe jo të shfaq mesazhe sociale apo politike. Ka qenë një poezi që ka marrë në vetvete lëngun e jetës. Është mbështetur në motivet që kanë jetuar gjatë. Është një poezi që sipas meje mishëron artin poetik. Nuk është shumë popullore, se është elitare. Mirëpo mund të jetë një poezi elitare, që nuk ka shumë publik sot, por që transmetohet. Ndërsa, poezia që përcjellë mesazhe ikën bashkë me problemet”, rrëfen poeti Sokol Zekaj.

Poezinë strehën më të mirë për një poet, pasi me të mund të arratiset lehtas kudo ja ka ënda. Por për këtë, e kanë ndihmuar edhe poetët e tjerë, si Mjeda apo Hikmeti.

“Poezia për poetin është një farë strehe, si një qytet fantastik ku poeti ka banesën e vet. Ndër poetët e parë që kam lexuar është Ndre Mjeda. Ndoshta për shkak të dialektit e kapa shpejt, por edhe për shkak të lëndës. Me kalimin e viteve, gjërat kanë ecur dhe projekti i parë që më ka dhënë orientimin, se nga do të shkoja unë është poeti turk Nazim Hikmeti. Ato sinjale që më dha ky poet, janë në këto 800 faqe të librit që kam botuar. Pasi sjell poezinë me emocion për jetën, edhe jo për zhurmën”, shprehet poeti.

Qëllimi i tij i përhershëm ka qenë që të mos përsërit vetveten, edhe këtë gjë siç na rrëfen poeti ia ka mundësuar të parit e realitetit sipas këndvështrimeve të ndryshme, në etapa të ndryshme jetësore.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha