Nga Durrësi drejt Bergamos, arrestohet në Itali 47- vjeçari shqiptar me 20 kg kokainë dhe heroinë

10 Prill 2020, 14:54

ITALI- Një 47-vjeçar nga Shqipëria është ndaluar me rreth 20 kile kokainë dhe heroinë në qytetin e Barit. Ka qenë një patrullë e policisë financiare e vendosur në kuadër të masave të ndërmarra për shkak të COVID-19, e cila gjatë kontrollit të kamionit të ardhur nga porti i Durrësit arriti të zbulonte sasinë e drogës.

Gjatë kontrollit të mjetit pas çmontimit të karrocerisë së kamionit poshtë levës së marshit janë zbuluar 19 pako me drogë, konkretisht 12 kilogramë kokainë dhe 8 kilogramë heroinë.Pas zbulimit të lëndës narkotike shqiptarit 47- vjeçar i janë vendosur prangat. Nga ana e policisë italiane kanë nisur hetimet për të gjetur rrugën se si droga hyri në Itali dhe për të kuptuar se ku do të shkonte droga në Itali. Kamioni kishte një ngarkesë me rroba dhe kishte destinacion qytetin e Piaçenzës dhe Bergamos.