Nga e hëna asnjë dalje nga shtëpia pa marrë autorizimin! Pensionistët nuk lejohen: Si të aplikoni online për lejen

28 Mars 2020, 10:50

"Unë ju kërkoj ndjesë 1000 herë të gjithëve dhe ua bëj hallall sharjet e mallkimet atyre që nuk duan të shohin, nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të kuptojnë se kur edhe vendet më të fuqishme të planetit, po numërojnë qindra e qindra të vdekur në ditë, ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër nga shtrëngimi i masave dhe uniteti kombëtar për të dalë nga kjo luftë pa një mal me mijëra të vdekur në fund! Të gjitha rregullohen, por jeta nuk na jepet dy herë dhe vuajtjet të gjitha harrohen, po të vdekurit nuk ringjallen më kur na vijnë mendtë! prandaj me hir ose pahir, të gjithë duhet dhe do bëjmë durim, kjo luftë nuk fitohet ndryshe!