Nga e hëna, Gjermania rifutet në karantinë

28 Tetor 2020, 20:35

Pas Francës dhe Spanjës dhe Gjermania vendos për të rifutur vendin në karantinë.

Me rritjen e numrit të rasteve të koronavirusit  ditë pas dite, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e shtetit të Gjermanisë zhvilluan një takim urgjent të Mërkurën. Ata ranë dakord për të zbatuar një bllokimi të pjesshëm për herë të dytë, i cili do të fillojë të hënën më 2 nëntor. Masat e marra do të jenë më të lehta se ato të pranverës.