Nga e hëna hapen zyrat për të marrë ID dhe pasaportën! Lleshaj: Qytetarët do njoftohen për të lënë orarin, që të shmangen grumbullimet

10 Prill 2020, 15:36

DURRËS- Zyrat e gjendjes civile nga dita e hënë do të qëndrojnë të hapura, ku do të shërbejnë për të dhënë të gjitha kartat e Identitet ose pasaportave, por sipas një skeme të përcaktuar për të shmangur grumbullimet e njerëzve. Nga qyteti i Durrësit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë me dije se me mijëra karta janë prodhuar, e për pasojë do të duhet të nisë shpërndarja e tyre. Qytetarët do të njoftohen nga zyrat përkatëse, ku do të lihet orari për të marrë kartën e ID ose  pasaportë.