TIRANË - Nga dita e hënë pensionistët nuk do të mund të dalin nga shtëpia. Me rregullat e reja kufizuese për parandalimin e COVID-19, vetëm një familjar mund të dalë për pazare, ilaçe e shërbime, dhe kjo përmes një autorizimi të marrë online tek e-Albania ku raportohet dita dhe ora. Ndërkohë, pensionistët nuk janë pjesë e këtij autorizimi, pasi nuk lejohet të dalin fare. Edhe ata që janë të vetëm, kryeministri Edi Rama tha se do të marrin shërbimin në shtëpi nga autoritetet përkatëse.
Nga e hëna pensionistët mbyllen në shtëpi! Por çfarë thonë vetë ata? 'Duan me na vdek se s'ka mundësi! S'na vjen njeri në derë'
No videos found.