Nga e hëna shtrëngohen masat në Kakavijë! Do lejohet të kalojnë 400 persona (jo 750)! Zgjatet karantina

27 Shkurt 2021, 13:17

TIRANË- Greqia do të komunikojë masat e reja anti-COVID ditën e hënë, nga ku është parashikuar që të shtrëngohen kufizimet. Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme njofton se prej 1 marsit deri në 15 mars, është vendosur që në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës të kufizohet numri i qytetarëve që do të kalojnë çdo ditë.

Nga 750 që është numri i lejuar deri më tani do të shkojë në 400 në ditë. Po ashtu edhe ditët e karantinimit për personat që do të rezultojnë pozitivë do të zgjatet nga 7 në 14 ditë.

Mësohet gjithashtu se orari i lëvizjes do të reduktohet duke lejuar qarkullimin 12 orë në ditë prej orës 07:00 deri në orën 19:00. Për të gjithë personat që do të hyjnë në Greqi, përjashtuar shtetasit shqiptarë, testi i shpejtë COVID do të ndërmerret edhe tek shoferët e kamionëve të cilët kanë qenë të përjashtuar deri më sot.  

MEPJ rikujton se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit.