Nga ‘ferri në parajsë’, Çinari vendos derbin e sherrit! Partizani fiton kundër Tiranës

22 Janar 2021, 10:09

Erald Çinari, futbollisti i Partizanit i dënuar me 4 muaj pezullim nga FIFA, nuk mund ta kishte imagjinuar as një ëndërr një rikthim të tillë në aktivitet. Sulmuesi shkodran ishte autori i golit të fitores 1-0 për Partizanin në derbin me Tiranën, që u luajt në Elbasan Arena.

Mëngjarashi i cili u fut në lojë si zëvendësues në minutën e 78, iu desh shumë pak kohë për të gjetur rrugën e rrjetës. Mjaftoi një devijim në zonë për të mposhtur portierin Bekaj dhe për të rikthyer Partizanin te fitoret në derbi pas katër ndeshjesh.

Me këtë fitore Partizani konfirmohet si skuadra ndjekëse e Vllazninë në luftën për titull kampion, ndërkohë që protagonistët e derbit pas ndeshjes u shprehën: