Nga Gjasula, Emanuela Rusta te Qerimaj, mesazhet e sportistëve shqiptarë për koronavirusin

30 Mars 2020, 15:48

Klaus Gjasula, futbollist i kombëtares: "Përshëndetje! Shpresoj që të jeni mirë dhe do iu lusja të mos dilni jashtë, të ruani veten, të ruani shëndetin e familjes, të ruani shëndetin e njerëzve të tjerë. Të bashkuar do ta kalojmë këtë situatë të vështirë. Do ta ngrejmë kokën dhe do të shohim përpara. Ishalla në pak kohë do të mbrojë kjo situatë dhe do kemi prap jetën siç e kishim më para. Përndaj forca!"