Nga java tjetër maska e detyrueshme në çdo ambient

10 Tetor 2020, 10:32

Kryeministri Rama bëri me dije mëngjesin e sotëm (10 tetor) në një deklaratë për shtyp me ministren e shëndetësisë se maskat do të jenë të detyrueshme dhe në ambientet e jashtme. Kjo masë parandaluese ndaj koronavirusit do të futet në fuqi duke filluar nga java e ardhshme.