Nga Lazër Filipi te Fatos Arapi, ‘Miq në 50 foto’, libri i fotografit Vrioni: Historitë pas shkrepjeve! Biseda me Timo Fllokon në 2007-ën e takimi i Ibrahim Kodrës me Maks Velon

16 Qershor 2022, 16:23

Studiuesi i fotografisë Qerim Vrioni boton librin-album “Miq në 50 foto” me personalitete të artit e kulturës në vend. Çdo imazh është kthyer në bardhë e zi e shoqërohet nga përshkrimi i çastit të fotografimit dhe jetëshkrimi i çdo personazhi. Nga Ramadan Sokoli, tek Maks Velo e Timo Flloko, fotografi rrëfen historitë pas shkrepjeve.