Nga miratimi i paketës anti-ryshfet te standardet e prokurimit publik dhe drafti i tatimit mbi të ardhurat! 8 rekomandimet e Dhomës Amerikane për përmirësimin e klimës së biznesit

27 Qershor 2022, 11:36 | Përditesimi i fundit: 2022-06-27 11:36:26

 

Enio Jaço ka dhënë 8 rekomandimet e Dhomës Amerikane për përmirësimin e klimës së biznesit duke nisur nga miratimi i paketës antikorrupsion deri te procedurat e prokurimit publik dhe përpjekjet për të shmangur pastrimin e parave.

"Deri tani adresimi i problemeve dhe rekomandimeve të dhëna ka qenë i ngadaltë. Nëse do realizoheshin 75% e rekomandimeve, do jepte mundësinë e një klime biznesi të favorshme, por kemi vetëm 33% të rekomandimeve të plotësuara. Ne kemi dhënë 40 rekomandime të rëndësishme.

Së pari strukturë për të tërhequr investime të huaja, kush tërheq investime të huaja ka benefite të mëdha në ekonomi. Investimet sjellin të ardhura, punësim, investim në teknologji. Duhet të strategji transparente në investime se kush janë prioritet. Ne mendojmë se duhet të ketë procedura të shkurtuara lidhur me investimet, lidhur me lejet e ndërtimit. Shembulli më i mirë është Maqedonia e Veriut dhe Serbia që janë të përqendruar në procedura të thjeshta dhe të shkurtra. E kundërta ndodh në Shqipëri. Duhet të ketë iniciativa të qarta për investimet. Të ketë ulje të përqendrimit të tregut dhe rënie të monopolit në disa sektor.

Së dyti kërkojmë miratimin e një pakete anti korrupsion në Kuvend. Kjo ka qëllim parandalimin e korrupsionit edhe është komplementare nga organet ligjvënëse. Ne propozojmë miratimin e legjislacionit anti ryshfet. I lidhur ngushtë me antikorrupsionin është reformimi. Me eliminimin në maksimum të rasteve përjashtimore, ne mendojmë që në kushtet e Shqipërisë duhet të jemi sa më konservatorë se kemi pasur raste të dukshme të shkeljeve. Kërkojmë një sistem të riformatuar të prokurimet publike. Duhet të ketë sa më pak raste përjashtimore që anashkalojnë procedurat standarde të prokurimit publik.

Duhet aktivizim i shoqërisë civile. Ne kemi ndoshta një nga ligjet më të mira të të konsultimit publik por problemi është që nuk zbatohet në mënyrën e duhur. Ne rekomandojmë numër instrumentash që ka për qëllim zbatimin e duhur të ligjit. Sa më mirë të funksionojë, aq më shumë rritet besimi i publikut.

Së pesti sistemi tatimor duhet të përputhet me standardet ndërkombëtare. Sistemi tatimor është i rëndësishëm për bizneset. Parimet tona janë standardet e kontabilitetit. Duhet të jetë i parashikueshëm që do të thotë se bizneset kanë nevojë të bëjnë planifikimin e tyre. Nëse ligjet ndryshojnë çdo vit, e vështirë të bëjnë parashikim. Vendet më të mira ndryshojnë ligjin jo më shpesh se një herë në 4 vjet.

Drafti për tatimin mbi të ardhurat nuk përmbush standardet e kontabilitetit ndërkombëtar. Nuk është në përputhje me formalizimin e ekonomisë. Disa pika janë në kundërshtim me fiskalizimin, dhe disa pika nuk janë në përputhje me konkurrueshmërisë. Është një draft shumë kompleks.

E gjashta, e 7 dhe e 8 janë stimuluese për ekonominë. Ne shikojmë që kemi mundësi të larta. Disa kanë mundësi të larta për të globalizuar më tej dhe kemi propozuar një sërë masash për arritjen e këtij potenciali. Tregtia elektronike ka hapësira. I kemi dhënë shenjat e para.

Ne mendojmë që duhet të ketë kufizime ndaj pagesave cash. Do të sillte një mbështetje edhe ndaj përpjekjeve që bëhen kundër pastrimit të parave. Mos të harrojmë që Shqipëria mbetet në zonën gri për disa vjet tashmë.

Së 8, përmirësimi dhe rritja e fuqive punëtore. Ky është një hendek që po ndodh në të gjithë botën, por në Shqipëri është shumë e theksuar", tha Jaço.