Nga Mourinho te Unai Emery, dhjetë trajnerët që 'thyen bankat' për blerjen e lojtarëve në merkato

20 Janar 2020, 13:37

Krahas talanteve, për të triumfuar në Europë, patjetër që një ekip duhet të investojë fuqishëm në merkato, në mënyrë që trajneri ta ketë sa më të lehtë për të arritur objektivat. Po kush janë trajnerët që kanë shpenzuar më shumë? Padiskutim janë ata që kanë fituar edhe më shumë trofe

‘Oh My Goal’ ka përgatitur një listë me 10 trajnerët që kanë thyer bankat, me Mourinho-n që mban vendin e parë. Sipas këtij burimi ‘the special 1’ ka shpenzuar gjatë karrierës së tij në total 1.3 mliardë paund. Blerja më e shtrenjtë e portugezit është realizuar në verën e 2016 te Manchester United që mori te Juventus Poul Pogba-n për 89.3 milionë paundë.Në vendin e dytë është Carlo Anchelotti, që ashtu si Guardiola i vendit të tretë ka shpenzuar afërisht 1 miliardë paund, rreth 300 milionë më pak se Jose Mourinho. Blerja më e shtrenjtë e Anchelotti-t është Garreth Bale nga Tottenham te Real Madrid për 85.3 mln paund, ndërsa blerja më e shtrenjtë e Guardiolës është Zlatan Ibrahimovic nga Inter te Barcelona për 57 mln paund plus kartonin e Samuel Eto’o-s.