Nga ndotje në park të gjelbër! Transformimi i landfillit të Sharrës në vetëm 2 vjet

22 Mars 2020, 14:54

TIRANE - Landifilli i Sharrës është kthyer në një park të gjelbër ku dominojnë pemët. Për ReprotTv drejtori i administrimit të këtij landfill, Giuseppe Ciaffaglione deklaron se plani i afërt i kompanisë "Integrated Energy" është që 106 hektar të kthehen në një park ku bëhet vrap dhe ecje në natyrë me ajër të pastër.

Dy dekada më parë? Një dekadë më parë?

Jo, vetëm 2 vite më parë, 24 muaj më parë kjo pamje, ky ambient i ndotur në tokë, ajër, ujë kërcënonte jo vetëm ambientin por edhe qytetarët e Tiranës, kryeqytetit tonë. Në vetëm 24 muaj kjo zonë e cila është vetëm 6 km larg qendrës së kryeqytetit sot është kthyer në një park natyral me pemë, hapësira të gjelbra, 4 liqene në të cilat është rikthyer jeta dhe janë mbushur me peshq, si dhe banorët e parë të tij që kanë gjetur strehë janë kuajt, lepujt, kaprojtë dhe shpendët.

Përshëndetje. Ç’farë ndodh këto ditë në këtë hapësirë të landfillit?
Giuseppe Ciaffaglione: Këtu, paçka momenteve të vështira për të gjithë. Siç e dimë është një problem botërorë në nivel global po përballemi me këtë virus, i cili krijon probleme krijon të vdekur krijon gjithçka. Jemi duke punuar për të ecur përpara me procesin e trajtimit të mbetjeve, pasi mbetjet janë gjithmonë një problem dhe mbetjet  duhet të hiqen nga qyteti.  Në këtë hapësirë trajtohen mbetjet, janë marrë të gjitha masat në respekt të njerëzve, punonjësve, normave të aplikueshme.

Ç’farë keni ndryshuar këto ditë?
Giuseppe Ciaffaglione: Kemi vendosur në dispozicion të stafit, mbrojtëset personale si doreza, maskat, syzet, bëjmë dezinfektimin e rrugës, atyre që futen dhe dalin. Bëjmë trajtimin e mbetjeve në mënyrë të kontrolluar. Janë të gjitha masat për të ruajtur stafin siç janë masat e vëna nga institucionet shtetërore dhe qeveria.

Qyteti jeton në dy faza, mes jetës e gjumit. Këtu si punohet 24 orë?
Giuseppe Ciaffaglione: Këtu punohet sipas orareve të vendosura, por sa më shumë mbetje prodhohen ne punojmë për t'i trajtuar. Nuk është më si dikur, është një hapësirë e cila shihet se është e mbrojtur e sigurt e kontrolluar. Punohet me turne.