Nga nesër bëhen katër javë të mësimit nga shtëpia, Shahini: Mbështetje psiko-sociale për nxënësit

29 Mars 2020, 14:45 | Përditesimi i fundit: 2020-03-29 17:55:39

Nxënësit që kanë nevojë për mbështetje shtesë në këtë situatë të pazakontë, do të kenë qasje në SHËRBIMIN PSIKO-SOCIAL SHKOLLOR. Kontaktoni psikologun apo punonjësin social në linqet më poshtë:

Durrës: http://durres.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikolo…/

Lezhë: http://lezhe.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikolog…/

Fier: http://fier.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikologut/

Korçë: http://korce.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikolog…/

“Nesër fillojmë javën e katërt të mësimit nga shtëpia. Kuptojmë që kjo është një situatë e pazakontë. Ndaj, nxënësit, por edhe mësuesit e prindërit e tyre mund të kenë nevojë për një mbështetje shtesë në këtë periudhë”, fillon mesazhi i Ministres Shahini dhe vazhdon:

“Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP), së bashku me Urdhrin e Psikologut, kanë organizuar të gjithë shërbimin psiko-social shkollor dhe e kanë vendosur në dispozicion të nxënësve, apo edhe prindërve dhe mësuesve të tyre”, nënvizon ajo. 

Në tekstin shoqërues të postuar me video-mesazhin e ministres, gjenden të publikuara edhe 4 linqe ku nxënësit, mësuesit apo prindrit mund të shkruajë apo kontaktojë direkt me një psikolog apo punonjës social.

“Mund të keni shqetësime specifike apo edhe thjesht pyetje të përgjithshme për mënyrën më të mirë për ta menaxhuar situatën në të cilën gjendemi. Pra, mos hezitoni të shkruani! Nëse keni pyetje shtesë, mund të kontaktoni edhe përmes uebsajtit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar,”- bën thirrje dhe përfundon mesazhin e saj Ministrja Besa Shahini.