Nga nesër, kush kapet në rrugë pa mesazhin apo e-mailin e konfirmimit për dalje, do të gjobitet!

29 Mars 2020, 19:52

TIRANË - Nga dita e nesërme, cilido qytetar që do të konstatohet nga policia jashtë shtëpisë pa pasur mesazhin apo e-mailin konfirmues nga e-Albania, do të gjobitet.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.