Nga nesër maska me detyrim në çdo ambient! Fico zbardh udhëzimin: Të vihet edhe nga të ftuarit në TV

14 Tetor 2020, 12:30 | Përditesimi i fundit: 2020-10-14 16:05:19

Ndërtimi i një karburanti në aksion rrugor “Plepa-Kavajës” dhe miratimi i një leje për hyrje-dalje në rrugën kryesore, ka sjellë arrestimin e disa zyrtarëve të Autoritet Rrugor Shiptar në Durrës. Për momentin në pranga kanë rënë tre persona ndërsa në kërkim janë dhe disa të tjerë.

Operacioni është kryer sot në mëngjes nga policia dhe prokuroria e Durrësit, ku mësohet se të proceduar për këtë çështje janë disa drejtorë dhe inxhinierë të lartë të Autoritetit Rrugor në Durrës. “Shqiptarja.com” mëson se bëhet fjalë për një dëm financiar prej mbi 200 milion lekë të vjetra, që ka sjellë ngritjen e një çështje penale në policinë dhe prokurorinë e Durrësit. Mëngjesin e sotëm, kjo dosje është konkretizuar me arrestimin e tre personave zyrtarëve të ARSH-së, dhe se operacioni vijon të jetë ende në zhvillim e sipër.

Ndërkohë është shpallur në kërkim biznesmeni i karburanteve Mustafa Koka, i cili nuk është arritur të gendet nga policia. Mustafa Koka, sipas burimeve të policisë është ndërtuesi i një karburanti në rrugën kombëtare që lidh zonën e Plepave me Kavajë. Burimet shtojnë se për këtë karburant ai është shpronësuar me mbi 200 milion lekë të vjetra nga ARRSH, pasi sipërfaqen e truallit dhe karburantit ia kapte plani për zgjerimin e rrugës.

Por nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, Mustafa Koka, dhe me ndihmën e zyrtarëve të ARRSH-së, të cilët thonë burimet kanë shpërdoruar detyrën, Koka ka prishur barrierën mbajtëse të rrugës, duke krijuar hyrje-dalje në rrugën kryesore të paligjshme.