Nga Rama, tek Tahiri e Dako... PD video montazh për grupet kriminale dhe anti-KÇK-në

4 Shkurt 2020, 17:31

TIRANË - Për Partinë Demokratike, kryeministri Edi Rama bashkëqeveris me krimin dhe se akti normativ anti-KÇK që ka hyrë në zbatim, është veçse propagandë, sipas sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Në video montazhin e përgatitur nga PD-ja jepen deklarata të kryeministrit Edi Rama që herë sulmon krimin e herë thotë që nuk duhet folur vetëm për të, apo edhe deri tek ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të cilit i kanë shkëputur një frazë nga intervistat televizive, ku thotë se "nuk ka banda". Ndërsa ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako thotë se po sulmohen grupet kriminale.

    No videos found.