Nga reduktimi stafit deri te dizinfektimi i stadiumeve, FSHF publikon protokollin me masat për koronavirusin

11 Mars 2020, 16:45

FSHF ka publikuar protkollin e masave të marara për shkak të koronavirusit që tani ka prekur edhe vendin tonë. Federata e futbollit njofton se në vijim do të reduktohet stafi, ndërsa gratë dhe fëmijët do të punojnë nga shtëpitë.

Gjithashtu raportohet se do të bëhet i gjithë dizinfektimi i zyrave dhe ambienteve të punës në FSHF. Ndërkaq federata ka kërkuar nga klubet që të merren masat për dizinfektimin e të gjithë ambienteve sportive.