Nga Seline Dion te Lady Gaga e John Legend, yjet e muzikës botërore koncert virtual...në emër të jetës!

20 Prill 2020, 18:02

Seline Dion, Lady Gaga, John Legend, Andrea Bocelli dhe Lang Lang bashkë në një koncert! Për shumë adhurues të muzikës së tyre mbase mund të ishte një ëndërr, por koronavirus arriti t'i bashkonte artistët e njohur në një koncert virtual.
Nga shtëpitë e tyre, ata kanë kënduar "The Prayer", si një lutje që të gjitha lëndimet e zemrave nga koronavirus të marrin fund sa më parë.