Nga shkollat, te shtëpitë dhe nënkalimi, Veliaj: Tirana kantier ndërtimi

29 Prill 2020, 13:34

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se nënkalimi te 'Shqiponja' është objektiv që të mbyllet brenda një viti. "Ne po bëjmë një buqetë shkollash të reja, dy kanë ecur shumë mirë, 'Kenedi' dhe 'Nënë Tereza', Astiri është një problem që më në fund u zgjidh, humbën dy vite, do ta kishim inauguruar atë nënkalim. Ai mbetet projekt kyç dhe në dy vite besoj se do të shikojmë përfundimin e asaj vepre.

Janë punuar këto ditë që nuk ka pasur trafik, mund ta shkurtojmë përfundimin në një vit. Sot ose nesër fillojmë katër shkolla të reja. Me projektin e rindërtimit pas tërmetit do të shemben disa shkolla. Ambicia jonë më e madhe është që këtë verë e gjithë Tirana të jetë kantier për ndërtimin e 870 shtëpive dhe në vjeshtë 4 lagjet e reja të Tiranës dhe pastaj ndërtimet individuale" tha ai.