Nga shtëpia e fëmijës, sot kandidat për deputet në PS, Muharremi: Ju keni infrastrukturë më të mirë

16 Mars 2021, 13:25 | Përditesimi i fundit: 2021-03-16 13:32:43

Alfred Muharremi, djali që është rritur në fshatin SOS, është pjesë e listës së Tiranës për zgjedhjet e 25 Prillit. Alfredi kandidon për Partinë Socialiste, duke treguar se është e vetmja forcë që nuk sheh se nga vjen apo djali i kujt je.

Në takimin me një grup të rinjsh që votojnë për herë të parë, krah kryebashkiakut Erion Veliaj, Alfredi tregoi një pjesë nga historia e jetës së tij dhe çfarë e ka bërë atë të fortë.